Berisha: Fitorja e Trump të frymëzojë çdo shqiptar të angazhohet në këtë betejë shpëtimtare për Shqipërinë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatw fjalws sw tij se, mafia shqiptaro-amerikane, Edi Rama-Xhorxh Soros, zgjodhi për të goditur opozitën shqiptare, në një akt që përbën grusht shteti në raport me sovranitetin e Shqipërisë.

“Pra, mendoj se nderimi më i madh që ne u bëjmë sot, martirëve të fjalës së lirë, martirëve të interesit kombëtar, të besimit tek Zoti, është të bashkohemi dhe të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

 

Kjo diktaturë për fatin më të keq të këtij kombi, u vendos me bekimin e vendit të madh të lirisë, SHBA-së.

Mafia shqiptaro-amerikane, Edi Rama-Xhorxh Soros, zgjodhi për të goditur opozitën shqiptare, në një akt që përbën grusht shteti në raport me sovranitetin e Shqipërisë.

Në fakt, fantazma e komunizmit, për fatin më të keq, u zgjua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo njësoj si në doktrinën e Marksit, ndërmori një agresion të pashembullt në historinë e njerëzimit, kundër identitetit biologjik dhe psikologjik të individit, dinjitetit të tij, lirisë së fjalës.

Familjes, themel i shoqërisë njerëzore.

Por kombi i madh amerikan bëri mrekullinë, është kombi i mrekullive.

Me datën 5 nëntor, hodhi në koshin e plehrave të historisë të gjithë atë platformë me inspirim marksist-lelinist të qartë, dhe votoi lirinë, votoi Amerikën e traditës së vet më të mirë.

Amerikën e kushtetutës, të njerëzve të lirë.

Kjo sigurisht nuk është një arritje vetëm për qytetarët e SHBA-së.

Fitorja e presidentit Donald Trump është një arritje për njerëzit e lirë, një mrekulli për njerëzit e lirë në mbarë botën.

Kjo fitore duhet të frymëzojë çdo shqiptar, me guxim dhe përkushtim, të angazhohet në këtë betejë shpëtimtare, për Shqipërinë, për shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …