Berisha: Të ngrihemi kundër kësaj diktature bandash ku pushteti është në duart e një njeriu

Lideri i opozitës, Sali Berisha duke folur ne ceremoninë e përkujtimit të viktimave te diktaturës tha se, sot jemi në një diktaturë të re, e cila ka në krye bastardët e atyre që ekzekutuan si në vitin 1944, ashtu si në vitin 1988, të shekullit që shkoi,

“Ndaj ne sot duhet të përulemi dhe përulemi me nderimin më të madh para veprës së viktimave të kësaj masakre, familjeve të tyre.

Por sot shpirti i tyre, sakrifica e tyre ka një mesazh. Mesazhi për çdo shqiptar është të zgjohemi, të mos besojmë tek ai që nuk duhet besuar kurrë.

Të dashur miq!

Enver Hoxha urdhëroi ekzekutimin e tyre, sepse ai e dinte se nuk mund të pajtoheshin dhe nuk do të pajtoheshin kurrë me ideologjinë e tij.

Por sot, pas 80 vite e vërteta është se Shqipëria, përjeton një diktaturë të re, e cila nuk ka të shpallur si ideologji udhëheqëse, ideologjinë marksiste-leliniste, por e cila përdor të gjitha metodat terroriste të saj, për të mbajtur pushtetin, për të kontrolluar vullnetin e shqiptarëve, për të kontrolluar ekonominë e tyre, mediat, shoqërinë civile.

Pra sot jemi në një diktaturë të re, e cila ka në krye bastardët e atyre që ekzekutuan si në vitin 1944, ashtu si në vitin 1988, të shekullit që shkoi, kundërshtarët politikë, Edi Rama, Belinda Balluku, etj.

Por historia është histori. Detyrimi ynë sot dhe nderimi më i madh që mund ti bëjmë sakrificës së martirëve të masakrës së tetor-nëntorit, por edhe mbi 6 mijë shqiptarëve të tjerë që ranë për tu bërë të pavdekshëm nga terrori i kuq komunist në burgjet dhe kampet e tij, dhe dhjetëra mijëra të tjerë, që u burgosën u persekutuan, është të ngrihemi kundër kësaj diktature.

Diktaturë bandash, në të cilën të gjithë pushtetet janë në duart e një njeriu.

Në të cilën të gjitha mediat kontrollohen nga kabineti i tij.

Në të cilën ekonomia kontrollohet prej tij.

Në të cilën burgosen pak muaj para zgjedhjeve, drejtuesit e partive opozitare.

Për ti thënë popullit opozitar se nuk ke asnjë shans, por largohu nga Shqipëria se këtu jemi ne”, tha |Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …