Emigrantja shqiptare nga Athina e Greqisë, Bukurie Mustavataj ka ardhur ditën e sotme në ‘Rrugën e Shpresës’, për të mbajtur fjalën e saj për gjendjen katastrofike ku ndodhet Shqipëria, si pasojë e shpopullimit të vendit, nga narkoqeveria e Edi Ramës.
Mustavataj theksoi se, Shqipëria vaun nga hemorragjia, pasi plaga rrjedh gjakun, e bijëve të nënave që ia mbathin këmbëve që gjejnë ëndrën e gënjeshtrës në emigracion.
“Çfarë do bëhet me Shqipërinë në hemoragji. Plaga rrjedh gjakun, bijtë e nënave ia mbathin këmbëve që gjejnë ëndrën e gënjeshtrës.
Të dashur qëndrestarë! Unë këtu erdha t’i shoh dhe të ndjej shpresën e të ardhmes së opozitës tonë. Ne duhet të luftojmë dhe të jemi të bashkuar më shumë se kurrë. Ne duhet të shohim forcën dhe mbështetjen tuaj, që gjithë Athina që jemi 600 mijë shqiptarë, të bëjmë të paktën 100 mijë që të vijnë dhe t’i japin votën Doktor Sali Berishës, Partisë Demokratike, që të vijë opozita në pushtet”, tha Mustavataj.