Bledi KASMI
Ka qenë problem më i madh i Sali Berishës. Prej vitesh në një rrethim ndërkombëtar të qarqeve të Soros brenda dhe jashtë vendit, mesazhet e tij kishin hasur në veshin e shurdhër të një diplomacie të kapur që mbyllte sytë para një krimi të madh që kryhej në Shqipëri.
Zhvillimet e fundit politike, fitorja e madhe e lëvizjes së Trump në Shtetet e Bashkuara dhe së fundi reagimi në unison i Internacionales se Qendrës Demokrate ka bërë që ky mur izolimi të shembet dhe tani Berisha të ecë I sigurtë drejt një përballjeje fitimtare në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Për të parën herë në këto 12 vite, bota demokratike ka identifikuar regjimin e Ramës si një regjim kriminal dhe të korruptuar dhe ka përcaktuar edhe identikitin e diktatorucit të Tiranës.
Nëse më parë ishin vetëm mediat guximtare kudo në botë që kishin demaskuar regjimin kriminal të Tiranës, nga sot është politika ndërkombëtare ajo që ka vendosur kornizat e një rrethimi politik për regjimin e Ramës.
Asgjë nuk do të jetë më si më parë për Ramën. Atij i është grisur maska e “liderit global” dhe pas kësaj, ditë të vështira do të vijnë për të.
Do ta ketë shumë të vështirë që të gjejë shpëtim tek prokurorët e korruptuar të SPAK për aferat e tij. Dosjet do te nisin të hapen një nga një.
Do ta ketë të pamundur që të mbështetet tek diplomatë të korruptuar, që nuk do të dinë ku të fusin kokën e tyre dhe do ta ketë akoma më të vështirë të mendojë se mund të përsërisë manipulimin e zgjedhjeve.
Ora po troket për opozitën dhe Sali Berisha është në rrugëtimin e tij të sigurtë drejt një rikthimi të tretë jo për veten e tij, por për shqiptarët dhe kombin.