Mjeku logoped, Erges Eskiu bëri thirrje për protest brenda dhe jashtë parlamentit, teksa të martën e 19 nëntorit pritet të miratohet buxheti për vitin 2025.
Nga tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, Eskiu, edhe si aktivist tha se socialistët nuk mbahen mend, veçse si hajdutë të vendit dhe të pashpirt që dhe në kohë pandemie vidhnin trefish më shumë.
Sipas Eskiut, minimum jetik dhe indeksimi i pensioneve është shpërblimi më I madh që mudn t’I jepet çdo qytyetari të këtij vendi dhe pensionistëve, të cilët me mund e sakrifica kanë rritur breza të tërë.
“Edhe në kohë pandemie këta vidhnin 3-fish, këta janë të pashpirt. Këta janë më keq se Kolumbia. Këtu ministrant ishin trafikantë, vëllai i kryeministrit trafikant droge, kryesori Rama, bos droge. Nesër në parlament, brenda dhe jashtë do protestojmë fuqishëm. Mosha e 3 s’janë të tëpërt në familje e shoqëri. Secili prej jush është i familjes. Na edukuat, ushqyet dhe sikur të mos keni asnjë kontribut, ne kemi detyrimin të jetoni me dinjitet, ndaj minuimumi jetik s’është kosto e tëprt për buxhetin e shtetit.
Një i keqyshqyr kërkon më shumë trajtim mjekësor, e do shpenzojë më shumë nga buxheti për t’i shërbyer. Minimumi jetik është detyrim për çdo shoqëri. Socialistët janë hajdutë e njerëz të pashpirt. Era e ndryshimit po vjen, partitë e djathta botërore pothuajse gargantuan qeverinë teknike, dhe dhanë garancinë për të votuar shqiptarët të lirë. Çdo pensionistët të marrë minimumin jetik e më tepër. Më më shumë se çdokush, Rama e di që pensionistët do e ndëshkojnë”, tha Eskiu.