“Kryehajduti i Shqipërisë ka filluar të godasë ata që kanë ngelur këtu, moshën e tretë”!

Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët.

SPAK pse nuk e heton, nuk ka asnjë investim, ku shkojnë lekët tona, për kupolën tuaj kriminale ku i gjeni lekët, tha Hajderasi në fjalën e saj.

“Kryehajduti i Shqipërisë, duke e ditur se një pjesë e rinisë ka ikur nga Shqipëria, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur këtu, moshën e tretë.

Ka filluar të deklarojë ë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të rritur pensionet, sepse bizneset nuk paguajnë siguracionet e punonjësve.

Po mirë more hajdut, kush i ha këto dokrra. Realisht mendoni se shqiptarët i besojnë mashtrimet tuaja dhe të besojnë se nuk keni buxhet. Nuk keni buxhet për pensionistët, po për kupolën tuaj kriminale ku e gjeni, lekët tona ku shkojnë, taksat tona ku shkojnë.

SPAK pse nuk e heton, nuk ka asnjë investim, ku shkojnë lekët tona”, tha Hajderasi.

About Redaksia

Check Also

Meritokracia dhe Partia dinamike

Nga Bujar Leskaj Parti dinamike dhe meritokraci ecin gjithmonë në të njëjtën rrugë. Meritokracia në …