Rama ka deklaruar sot në Parlament se ai nuk do të rrisë pensionet për pensionuistët, por ka deklaruar se ai do ti mashtrojë pensionistët sa të kalojë zgjedhjet me shpërblime nga 100 deri në 150 euro. Pesnonistët shqiptarë marrin sot pensionet më të ulta në Europë gjysmën e atyre që marrin në Kosovë.
Rama mori pjesë këtë të hënë në seancën plenare ku do të diskutohet gjerësisht projektbuxheti për vitin 2025. Në fjalën e tij, Rama u ndal gjerësisht te pensionet, ku njoftoi se do të ketë dy bonuse gjatë vitit për pensionistët.
Njëri prej tyre do të jepet gjatë festave të fundvitit, ku ata që kanë pensionin nën 20,000 lekë do të marrin 150 euro bonus, ndërsa pensionistët që marrin mbi 20,000 lekë pension do të përfitojnë 100 euro bonus.