Konferencë botërore, Rama personazh kryesor i drogës në botë!

Gjatë konferencës me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama sot ishte personazhi kryesor i drogës në botë.

Deklarata e Berishës u bë pas miratimit të rezolutës nga organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë.

“Edi Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për të grabitur një mandat të katërt pasi e di se me krimet që ka kryer i takon të kalbet në burg, të paktën 40-60 vite.

Mos u çudisni ju, ai është i aftë të bëjë çdo gjë që të shpëtojë lëkurën e tij për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.

Edi Rama nuk ka të ardhme.

Sot në një konferencë botërore, ai ishte personazh kryesor i drogës në botë.

Ju garantoj, dhe i them se nuk ke parë gjë akoma, mbaje mend!

Mbaje mend Edi Rama!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …