Edhe gazetari i Ramës shpërthen ndaj qeverisë: Politika kolonialiste, ka shpopulluar Jugun, ministrat…

Edhe gazetari i afërt i Ramës ka shpëthyer ndaj qeverisë dhe politikave të saj duke i konsideruar politikat e Ramës si kolonialiste dhe duke e akuzar për shpopullimin e vendit.

Gezetari  ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për të folur për librin e tij të parë me poezi “Shi me baltë”, ku foli edhe për Jugun e Shqipërisë, zonën nga vjen. Ai u shpreh ashpër për politikat e gabuara qeverisëse për jugun, që e kanë shpopulluar atë dhe u shpreh pesimist për ringjalljen e tij.

“Jugu është një nga vendet pa të cilat Shqipëria nuk do të ekzistonte. Është i braktisur, shërben për mitin e turizmit në jug, por nuk ka njerëz. Fshatrat janë boshatisur, nuk ka më njerëz. Është dramë, nuk ka njerëz të gjallë. Nuk shikoj një vështrim kapilar se si mund të ngjallet, si mund të ripopullohet. Ka nevojë për politika njerezore, ka nevojë për qeveritarë që duhet ta dinë ç’është fshati, jo për ministra që e dinë se qumështin e bën dyqani dhe jo lopa.

Nuk mund të mbahet si muze i historisë se këtu lindi Kadareja, Ismail Qemali. Jugu duhet të jetë pjesë vitale. Duhet bërë me politika të qarta si Greqia bëri Greqinë e veriut. Politika e financinimit të kthimit të njerëzve duhet të jenë konkrete. Politikat që bëhen në jug janë kolonialiste. Në bregdet investohen miliarda, por jo në fshtara. Në bregdet investohet për turizmin, që ka nevojë për emigrantë.

Jugun e mbajnë fshatrat, se një qytet ka patur, Gjirokastrën.

Nuk duhet bërë si fshatrat socialistë duke bërë rrugën, ujësjellësin dhe kaq. Unë u ktheva në fshat në 2014. Nga tetë tufa bagëtish sot është vetëm një. Është shkatërruar blegtoria nga politikat e financimit se i bënë me garë në e-albania, që është korruptive dhe këta që humbin falimentojnë dhe ikin nga fshati. Ka politika jokorrekte për ata që kthehen në fshat. Komplikimi i lejeve për ndërtime në fshat është sikur të merrte leje Çet Kastrati në Tiranë. Fshatari nuk ka nevojë që të shkojë në Greqi, se këtu realisht fitohet më shumë se në Greqi, pro qeveria duhet të ndihmojë fshatarin në bujqësi, blegtori dhe banesë.

Drama e fshatit është dramë qeverisëse. Nuk ka lidhje me lëvizjen jashtë, por ai do politika të qarta”-tha Baze.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …