Kryeprokurori i ri i Trump kërkoi hetime për Ramën nga FBI: Të sillen dokumentat dhe komunikimet…

Matt Gaetz është emëruar Prokuror i Përgjithshëm nga Donald Trump, për administratën e tij të dytë. Gaetz ka qenë një mbështetës i zjarrtë i Trump gjatë fushatës dhe një emër jo pak i njohur.

Emërimi i tij si Prokuror i Përgjithshëm pritet të sjellë të reja në çështjen e McGonigal. Në vitin 2023, Gaetz asokohe kongresmen bashkë me Jim Jordan, kërkuan nisjen e hetimeve mbi çështjen dhe i drejtuan një letër drejtorit të FBI-së Christopher Wray, duke kërkuar dokumente dhe komunikime në lidhje me McGonigal, të tilla si historia e punës, vlerësimet e verifikimit të sigurisë dhe të tjera të ngjashme dokumentet.

“Komiteti për Gjyqësor po vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe njëanshmëri në Byronë Federale të Hetimeve (FBI). Vetëm javën e kaluar, me aktakuzën e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, popullit amerikan iu kujtua sërish në dukje Probleme të përhapura brenda FBI-së Ne shkruajmë për të kërkuar material dhe informacion në lidhje me sjelljen e keqe të McGonigal”, thuhej në letrën e tyre.

Me vendosjen e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme mbetet për t’u parë nëse Gaetz do të vijojë hetimin për McGonigal. Çështja tani është në duart e tij.

Hetimi nga Gaetz do të jetë një surprizë jo e këndshme për kryeministrin Edi Rama, duke njohur lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI. Deri më tani dosja vijon të mbetet e kyçur në Prokurorinë e Posaçme dhe nuk ka pasur detaje përpos nisjes së hetimeve. SPAK u vu në lëvizje pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Por, çfarë do të thotë kjo për dosjen shqiptare?

Në aktakuzën e McGonigal, Rama është përmendur plot 14 herë.

Një nga akuzat kryesore ndaj McGonigal është fshehja, falsifikimi dhe raportimi i rremë mbi takimet e tij me Kryeministrin Edi Rama. Në dy raste të ndryshme, McGonigal ka raportuar gënjeshtra në formularin e FBI-së mbi takimet me Edi Ramën, apo nuk e ka raportuar fare një takim të tillë.

Në takimin e parë, bashkë me kryeministrin Edi Rama ka qenë edhe Dorian Duçka. Aty McGonigal i shtyrë nga Agron Nezaj e nxiti kryeministrin Rama të mos japë një licensë për kërkimin e naftës në Shqipëri për një kompani ruse.

Duçka dhe Neza kishin interesa financiare mbi licensat e qeverisë shqiptare për kërkimin e naftës. Një muaj më pas, Mcgonigal gënjeu në formularin e FBI-së duke fshehur takimin me kryeministrin Edi Rama.

Rama përdori Mc Gonigal për të goditur opozitën shqiptare. Në këmbim të licencave të naftës, kryeministri i kërkoi nisjen e një hetimi për një rast lobimi.

“Më 25 nëntor 2017, McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare të ndryshme nga ajo në të cilën Kryeministri ishte anëtar. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi B për lobistin qytetar amerikan. I pandehuri McGonigal ia kaloi këtë informacion Departamentit të Drejtësisë”, thuhet në dosjen e Mc Gonigal.

About Krye Redaktor

Check Also

Balla drejt burgut? Rama do ta largojë nga qeveria, lëvizjet që priten

Edi Rama pritet të bëjë sërish ndryshime të tjera në qeveri. Rama ka vendosur të …