Pensionisti: Zvarrë t’i marrim e t’i nxjerrim nga kryeministria!

Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar para Kuvenmdit, teksa ligjbërësit diskutojnë buxhetin e vitit 2025. Në mesin e prodtestuesve dhe folësve, janë edhe pensionistë, të cilët preken drejtpërdrejt nga ky buxhet.

Preng Lala, një pensionist nga Laçi u bëri thirrje bashkëmoshatarëve të dalin dhe të protesojnë para kryeministrisë, pasi siç theksoi ai, pensionistët janë faktor dhe jo viktima.

Sipas Lalës, është koha të nxirren jashtë kryeministrisë hajdutët, të cilët kanë mbushur edhe Kuvendin.

“Jemi 800 mijë pensionistë, jemi faktor dhe jo viktima. Zvarrë t’i marrim e t’i nxjerrim nga kryeministria. Vetëm Mali i Zi e ka 450 euro mesataren e pensionit, ne 183, të fundit. Të gjithë pensionistët, të mblidhemi te kryeministrai e t’i nxjerrim nga zyra hajdutët.

Gjysma e qeverisë në burg e gjysma gati për burg. Ata janë frikacakë, lërini presionet që bëjnë. Janë futur në parlament hajdut pulash, se i kam parë vetë, janë kontigjent se kam qenë polic”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet

Në konferencën me gazetarët, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi angazhimin e tij për …