Edlira Sanxhaku, qytetare e Tiranës, ka folur në protestën e opozitës para Parlamentit për të kundërshtuar buxhetin e thërrimeve, siç e quajti ajo buxhetin që Edi Rama ka ndarë për pensionistët dhe të sëmuret.
“Te dashur Miq, te dashur pensioniste,
Sot jemi mbledhur ne kete protest per tu solidarizuar me ju pensionist te braktisur nga kjo palo qeveri, e cila per 12 vjet me radhe u ka mashtruar dhe genjyer ju qe jeni shtresa me e vuajtur ekonomikisht, dhe kujtohet per ju ne prag te zgjedhjeve duke ju dhene disa therrime, une qe po ju flas jame Edlira Sanxhaku nje qytetare e Tiranes.
Jam vajza e dy prinderve te mrekullushem qe fatkeqesishte i humba per 20 muaj te dy, prinderit e mi iken me nje shendetesi gjoja falas, qe thote ky mashtrues, po e verteta iken duke bredhur neper spitale pa ilaçe, pa kushte, gjithçka e blija tek farmacite jashte spitalit, e degjova nje mbremje duke folur tek emisioni opinion kete genjeshtare dhe mashtrues qe fliste qe nje skaner dhe rezonanc e mere si sherbim brenda dites, ku ne te vertet merret per 4 muaj.
Une tim ate e çova tek spitali gjermane dhe i bera rezonances 500 mije leke te vjetra dhe n.q.se do kisha pritur nuk do e merja vesh kurre nga se me iku babi im, se ai me la per 1 muaj e gjysem, prandaj te dashur pensionist kurre mos u genjeni me therrime nga keta mashtrusa qe duan te mbajne karriget e tyre te thyera.
Çfare do beni me 100 mije leke te vjetra do merrni ilaçe, do merrni ushqime apo ndonje nevoje tjeter qe u duhet, keta hajdut rrisin rrogat e tyre dhe nuk mendojne per askend, kujtoni si keni qene para 12 vitesh, sa kane qene ushqimet, mishi, djathi dhe veza, mendoni per femijet tuaj qe te kthehen dhe ti keni prane ne çdo kohe, prandaj ka ardhur koha per ti thene jo kesaj qeverie hajdute, o sot o kurre”, tha ajo.