Berisha: Kushtetuesja mashtroi hapur! Gjykatësja me 5 mbiemra ka qenë në konflikt flagrant interesi

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi në Çim Peka Live një tjetër mashtrim nga vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit thotë se Berisha nuk ka kërkuar të shqyrtohet konflikti i interesit për gjykatësen Irena Gjoka. Por Berisha thotë se kjo është një gjë që e ka kërkuar vazhdimisht.

“Kanë mashtruar. Kam kërkuar se gjykatësja me 5 mbiemra ka qenë në konflikt flagrant interesi.

Dhe ata thonë, a mund ta imagjinosh një bandë që shprehet në këtë mënyrë, se është fatale për ta, thonë nuk është kërkuar konflikti i interesit se është shkarkuar nga ish-presidenti.

Unë vetëm atë kam kërkuar.

Në të gjitha rastet i kam thënë asaj zonjës se unë të kam shkarkuar në vitin 1996.

Jo, thonë, nuk e ke kërkuar.

Kur je i kapur peng, në forma të ndryshme krimesh, atëherë je i detyruar të thuash çdo gjë.

Njeriu i lirë nuk e bën kurrë një gjë të tillë.

Njeriu jo i lirë bën gjithçka dhe ky është rasti.

Njeriu i lirë, ajo e Alibeajt, e para që thotë, jo thotë, unë nuk mund të votoj.

Është një tjetër gjykatëse, ata i kanë kërkuar dorëheqjen në gjykimin e çështjes, sepse ajo ka noterizuar njëherë të vetme një kontratë të Jamarbër Malltezit kur ka qenë notere.

A e kupton se çfarë përfaqësojnë këta?

Dhe ajo ka dhënë dorëheqje.

Kurse kjo që ndan shtratin me Enkelejdin, nuk është në konflikt interesi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …