Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, mesazhi i dhimbshëm i nënës në protestë…

Gjatë protestës së mbajtur para Ministrisë së Arsimit fjalën e saj nëpërmjet një mesazhi e shprehu dhe nëna eMartinin e cila shprehu falenderimit kundrejt cdo Shqiptari dhe personave që i qëndruan pranë në momentet e tij të fundit.

‘Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Mos u sprovoftë njeri me këtë dhimbje.’ U shpreh nëna e Martinin në mesazhine dërguar

Përshëndetje,

Një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit, në pamundësi të bashkohem suportit tuaj. Nuk mendoj që ka fjalë për të përshkruar këtë dhimbje dhe boshllëk që na ka lënë. Falenderoj të gjithë popullin dhe FSHF-në për praninë dhe mbështetjen në këto momente. Nuk di sa mirënjohëse mund të jem për ata që ju gjënden Martinit pranë në momentet e tij të fundit.

Ju falenderoj nga zemra, Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nmënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos ta provojë  më këtë dhimbje. Me respekt Florina dhe Angel Cani.

Image

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …