Vrasja e 14-vjeçarit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres

Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestë para Ministrisë së Arsimit në lidhje në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Protestuesit gjatë thirrjeve të tyre kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Protestuesit gjithashtu kanë shpalosur pankarta ndërsa kanë kërkuar që institucionet duhet tu sigurojnë atyre siguri. Më tej ata shtuan se duan drejtësi për vrasjen e të riut.

“Nuk ka dhimbje më të madhe. Ai ishte si djali im se ishte shoku i djalit tim. Nuk di çfarë të them, jam shumë i prekur. Ai i ka fut thikën të gjithëve”, tha një prind në nisje të marshimit.

“Apel shtetit shqiptar të mos flejë gjumë, mjaft më. Nuk durohet”, tha një prind tjetër.

About Redaksia

Check Also

Refuzohet ftesa e presidentit, Bardhi: Data e zgjedhjeve është paracaktuar nga Rama-Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka refuzuar ftesën e presidentit Bajram Begaj …