Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa: Rama promovon modelin e kriminelëve!

Deputetja e PD, Ina Zhupa iu bashkua protestës qytetare, në solidaritet të vrasjes së adoleshentit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

Në një intervistë për Syri Tv nga protesta, Zhupa tha se është një ngjarje tejet e rëndë, për të cilën dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Sipas Zhupës është e pafalshme që qeveria ta gjejë fajtorin në rrjetet sociale, të cilat vetë i promovon, ndërsa shton se është ajo që duhet të garantojë sigurinë në shkolla përmes investimeve në psikologë dhe oficerë sigurie, e jo duke dërguar paratë e buxhetit te PPP.

Ligjvënësja demokrate theksoi se modeli që Rama ka zgjedhur të promovijë në qeveri është ai i tiktok dhe strehimit të kriminelëve që më pas bëhen me mandate deputeti, duke reklamuar e ndërtuar jo një sistem vlerash, por antivlerash.

“Është një ngjarje që dikush të mbajë përgjegjësi, e jo ta ketë përgjegjësinë tiktok, është përgjegjësia politikë që duhet të garantojnë sigurisë në shkolla e të japin para për shkollat. 11 vjet që s’gjejnë para për psikologë dhe oficerë sigurie, ndërsa gjejnë para për PPP. Ngjarje e paralajmëruar. Ka nisur që të premten, skaner i mirëfilltë i dështimit të sistemit arsimor. Muingesë totale e shtetit që s’lidhet me atë që ndodh.

Skandaloz reagimi i Ramës,. Në krye të qeverisë s’është tiktok por Rama, dhe modeli në politikë është model tiktok. Model i kriminelëve, që fusin kriminelë në shtëpi e marrin mandate deputeti. Të kërkojë përgjegjësi te keqeverisja dhe ministrat e vet, mënyra se si ka ndërtuar një sistem jo vlerash, por antivlerash.

Zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjatë. Ndërgjegjësimi i qytetarëve të largojë me votë këtë qeveri e të sjellë një qeveri që ka në fokus ata.

Zgjidhje afatshkurtër, është dorëhqeja e ministres dhe buxheti i arsimit dhe rritjen e psikologëve e oficerëve të sigurisë. Të hënën sërish këtu, buxheti ende s’ka kaluar, shpresoj të ketë refkektim. Ne do të paraqësim amendamentet tona, nuk e di nëse do ketë guxim për të çuar parate te fëmijët dhe arsimi.

Kam pasrë një zgërdhirje të ministrisë dhe një situatë normale, sikur s’ka ndodhur asgjë. Ne si shoqëri jemi bashkëpërgjegjës, ajo s’merr ansjë përgjegjësi e faj”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Kushtetuesja ndryshon vetëm po i erdhi urdhër politik!

Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një çështjes tërësisht politike vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha. …