Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se me rezolutën e dytë të PPE-ve, pas rezolutës së CDI-së, demokratët kanë marrë një mbështetje që nuk e kanë pasur.
Berisha tha se, brenda një jave kemi marrë mbështetjen që nuk e kemi pasur kurrë më parë’, u shpreh Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.
“Miqtë e mi!
Kujtohuni pak, se si një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve, demokrateve, opozitarëve, opozitareve, deputetëve të PD-së, drejtuesve e anëtarëve të saj, sot jemi forca politike me përkrahjen më të madhe.
Mos harroni se në hark kohor një javor u votuan në dy forumet më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathta, dy rezoluta për Shqipërinë dhe në mbështetje tuaj demokrate e demokratë.
Shikoni pra se çfarë mbështetje keni. Kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet.
Ajo ngadhënjen dhe triumfon, ju e mbrojtët dhe po e mbroni atë. Triumfi është i sigurtë dhe ja ku jemi sot, në një javë një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë më pare”, tha Berisha.