Kryetari I PD, Sali Berisha theksoi se dy rezolutat e CDI-së dhe e PPE-së, vijnë si një damksoje e madhe për Edi Ramën.
‘Këto qëndrime jashtëzakonisht të rëndësishme të 109 partive politike, vijnë si një damkosje e madhe për Edi Ramën’, u shpreh Berisha gjatë tubimit te ‘Rruga e Shpresës’.
“Demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare.
Këto qëndrime jashtëzakonisht të rëndësishme të 109 partive politike, të internacionales demokrate të qendrës dhe të Partive Populore Europiane, vijnë si një damkosje e madhe për Edi Ramën dhe narkoregjimin e tij.
Vijnë si një apel si një kushtrim për të gjithë opozitaret dhe opozitarët shqiptarë, qëndroni të pamposhtur se jemi me ju, se do të fitoni.
Unë kam një mirënjohje në emrin tuaj të pakufishme për të gjithë përfaqësuesit e partive të qendrës së djathtë, 83 partive që votuan sot në Maltë në asamblenë politike të Partive Popullore, pa asnjë hezitim rezolutën e paraqitur nga PD, për gjendjen në Shqipëri.
I garantoj partitë si motra, se si ne deri sot ne do të qëndrojmë të pamposhtur në ato vlera dhe parime që ndajmë së bashku për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri të qytetarëve dinjitozë dhe të ardhmen tonë europiane”, tha Berisha.