Krimi përhapet në të gjithë vendin, vritet me armë një 43-vjeçar në Tropojë

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku mbatur I vrarë me armë zjarri një person. Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan bëhet me dije se Flordian Mulaj ka qëlluar me armë ndaj Artur Dautit. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori është arratisur.

Mësohet se, autori me viktimën s’kanë pasur probleme të mëparshme, ndërsa akoma nuk dihet arsyeja e krimit.

Ndërsa autori është arratisur pas krimit të rëndë, ndërkohë që policia ka ngritur grupe kontrolli për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

About Redaksia

Check Also

Babai tregon bisedën e fundit me Martinin, më kërkoi 2 mijë lekë për një tost

Babai i Martin Canit ka rrëfyer në lot bisedën e fundit me të birin. Ai …