Berisha: Çdo sekondë, minutë, orë kushton në betejën tonë! Të martën Tirana në duart e qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë takimit me drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike të Tiranës, tha se, çdo minutë, orë që kalon kushton në betejën kundër qeverisë.

Berisha bëri thirrje që të martën në orën 5, Tirana të jetë në duart e qytetarëve.

Berisha: Çdo ditë që rri në pushtet është një turp për ne!

Çdo ditë, një njeri  që mban në pushtet Altin Dumanin, mercenari me mercenarët e tjerë të Skapit, të cilët në vend që dosjen e Uashingtonit ta dërgojë në gjykatë e arkivoi dhe mbrojnë Edi Ramën, peng të të cilit janë.

Por a mundet pra, një grusht njerëzish që funksionojnë si organizatë kriminale të bllokojnë fuqinë, guximin, revoltën e një force kryesore politike dhe të një opozite të tërë.

Duhet të bëjmë një bilanc secili nga ne, çdo anëtar, çdo mbështetës, çdo qytetar.

A mund të pranojmë ne më tutje këtë situatë?

Asnjë ditë!

Por në qoftë se, qytetarët nuk janë në nivelin e duhur të revoltës, kjo është përgjegjësi direkt e jona, pa asnjë diskutim. Është pamundësia jonë për t’i qartësuar ata, është pamundësia jonë për t’i frymëzuar ata, për t’i mobilizuar ata.

Sot, edhe njëherë, jemi forca politike më e mbështetur, kemi një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë ndonjëherë në historinë tonë.

Sot, të gjitha partitë e spektrit tonë kanë denoncuar narkodiktaturën në Shqipëri.

Është radha jonë, t’u tregojmë këtyre partive simotra me mirënjohjen më të madhe se ju e bëtë detyrën, tani do bëjmë ne detyrën tonë.

Deri dje, nuk e mohoj, ne ishim të vetmuar, po prap nuk ka trimëri më të madhe se sa trimëria në vetmi, dhe ju e treguat këtë.

Mirëpo, tani kërkohet shumëfishim i mobilizimit tonë. Pati mendime se e marta është shpejt. Ju them të vërtetën, e marta është vonë.

Tani, miqtë e mi kushton çdo sekondë, kushton çdo minutë, kushton çdo orë në betejën tonë.

Ndaj dhe, ditën e martë në ora 5, Tirana në duart e qytetarëve.

Iu bëj thirrje mbarë qytetarëve të bashkohen në këtë betejë, të bashkohen kundër kësaj organizate kriminale.

Nuk dua aspak të politizoj, absolutisht, dhe kërkoj ndjesë, vrasjen publike të 14-vjeçarit, Martin Cani, por i jap 100% të drejtë babait të të ndjerit: Në një vend tjetër kjo do të kishte ngritur mbarë shoqërinë në këmbë, dhe kjo është e vërtetë.

Martin Canin, jo vetëm e therën në duart e shkollës, por me qëndrimet e tyre qeveritarët, ministrat e vranë për së dyti. Kreu i shtetit shkruan në mënyrën më të papërgjegjshme: u nda nga jeta, në mesazhin e tij.

E kuptoni se ç’miletër janë këta?

U nda nga jeta engjëlli, ylli, që e therën me thikë në duart e shkollës. Dhe njëri pas tjetrit ky ka bërë detyrën, ky s’kishte faj, ai s’kishte faj. Ishte e pamoralë, nuk ka pa toka.

Dhe në vend të një reflektimi, pasqyrimi të kësaj tronditjeje mizore që ka pësuar nga vrasja e një 14-vjeçarit në dyert e shkollës. E dëgjoni ju, si mbajnë fjalime, merr fjalën për fjalorin.

Ju nuk keni jetuar në diktaturë,  por unë ju them ju se, kurrë një ministër i Enver Hoxhës nuk ka folur për ndonjë fjalor.

Po të paktën gjer në këtë shkallë, të shpifur, të shpërfytyruar nuk arrinin. Jo, nuk arrin gjer në këtë shkallë ministrat e arsimit. Fliste Eqerem Çabej, ose flisnin akademikë, nuk flisnin ata për fjalorin e shqipes. Kurse korba e korrupsionit për të vendosur një perde para krimit të shëmtuar që ndodhi, na mban fjalime për fjalorin.

Pse e thashë këtë?

Po jo është tregues, se ç’qenie njerëzore janë këta? Se çfarë meritojnë këta? Gjuhatërja e madhe, Korba e Kovidit, na flet për fjalorin e Gjuhës Shqipe, dhe nuk flet për ekzekutimin publik në duart e shkollës të një engjëlli 14-vjeçar, të një ylli të vërtetë.

Pra, koha është kjo, çdo orë që humbasim është e pafalshme. Çdo ditë që humbasim është e pafalshme. Koha na fton për sakrifica, na fton për guxim, na fton për revoltë, na fton për mosbindje civile.

Askush përveç ne nuk mund ta bëjë. Ne jemi shpresa e fundit!

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë dhe ne nuk duhet t’i zhgënjejmë kurrë shqiptarët.

Ndaj dhe ju, drejtuesit e degëve të Tiranës, truri dhe zemrës së kombit duhet të bëni natën ditë. Tirana duhet të ziejë nga revolta.

Biznesmenë, nxënës, studentë, studente, pensionistë, që të gjithë duhet të kalojmë në mosbindje civile.

Miq, kam shpallur para dy ditësh dhe sot e riktheksova, unë ju garantoj ju, dhe çdo shqiptari se në mandatin e parë të PD, Shqipëria do të jetë tjetër. Do të jetë një Shqipëri që nuk ka qenë asnjëherë më parë.

Po, po. Kemi të gjitha potencialet, por mbi të gjitha kemi vullnetin dhe detyrime të paraqesim para shqiptarëve një Shqipëri që nuk e kanë parë ndonjëherë, vërtetë të tyren, vërtetë të dhimbsur, vërtetë të qytetarit.

Ju uroj suksese, thashë edhe njëherë, çdo minutë nuk duhet ta humbasim.

Beteja fillon deri në realizimin e qëllimeve tona!

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Fitore!

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …