Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën para drejtuesve të strukturave të PD-së së Tiranës, u shpreh se, shqiptarët kanë ‘de facto të ngordhur, të pakallur sepse gjysma e tij, McGonigali është dënuar në SHBA.
“Të dashur miq, më sipër ju thashë se ne kaluam rubikonin. Mos harroni se në një padrejtësi që do regjistrohet në memorien e kohërave, u bë gjithçka që të izolohej PD.
Nuk janë të largëta ditët apo javët kur telefonatat nga Uashingtoni dhe përfaqësitë e tij kërcënoni individë që të mos takoni këtë ose atë eksponent të PD.
Absurdi pra, nuk kishte kufij. Por e vërteta është, se sot, ju që jeni mbledhur aty dhe demokratët kudo që janë, të cilët besonin në mënyrë të palëkundur tek vlerat universale janë njerëzit më të mbështetur se kurrë ndonjëherë.
Narkoregjimet e Tiranës i dhanë ndëshkimin e tyre me rezoluta si kurrë në historinë e vendit, përveçse ën kohërat e zeza të Enver Hoxhës, organizatat më të fuqishme të partive politike të spektrit tonë.
Cilido që lexon rezolutat ato janë rezoluta që nuk ekzistojnë për asnjë vend tjetër. Shqipërinë e damkosi si narkoshtet, si shtet të burgjeve politike, si shtet në të cilin shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët.
Si shtet që nuk zhvillon zgjedhje të lira, si shtet në të cilin Kushtetuta dhe ligjet nuk respektohen, dhe drejtësia është shndërruar në një armë politike.
Këto rezoluta hedhin poshtë me përçmim degradimin e sistemit të drejtësisë të degraduar nga reforma Soros.
Pra, miqtë e mi, ne kemi mbrojtur kauzë të drejtë. Ne kemi mbrojtur parime të drejta. Kemi mbrojtur të vërteta. Për të gjitha këto, çdonjërin prej nesh, sigurisht e frymëzojnë. Çdonjërin prej nesh e bën më të fuqishëm, sepse e kupton që në këtë betejë ai ka një mbështetje që kurrë nuk e ka patur ndonjëherë.
Janë 109 parti të Internacionales Demokrate të Qendrës, janë 83 parti nga 42 vende të kontinetit europian me rezolutën e dytë.
Shqipëria kurrë, kurrë në opinionin ndërkombëtar nuk është më ajo që ishte, e mbuluar nga propaganda mafioze e Edi Ramës dhe mbështetësve të tij në korrupsionin transnacional.
Të dashur miq, në qoftë se të gjitha këto janë arritje, të gjitha këto janë për secilin prej nesh detyrime shumë të mëdha, sepse ato forca politike të Europës dhe të botës që votuan ato dokumente në besim të plotë dhe mbështetjen më të madhe për ne, dhe dënimin më të madh për regjimin e Tiranës, na përket ne që të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe jetën këtij regjimi.
Mos harroni vetëm një moment, ne kemi një kryeministër de facto të ngordhur dhe të pakallur, më falni për shprehjen.
E them këtë, sepse gjysma e tij, McGonigal është i dënuar nga drejtësia e SHBA-ve 28 muaj, sepse ka marrë para nga krimineli, Edi Rama.
Kurse Edi Rama vazhdon sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk ka vend në botë që do të pranonte një kryeministër të tillë, ta dimë këtë gjë, t’ia themi njëri-tjetrit, t’ua themi mbështetësve tanë, t’ua themi demokratëve, t’ua themi shqiptarëve”, u shpreh Berisha.