Berisha: Pensionisti me 120 euro e paguan energjinë sa Dumani me 7 mijë euro rrogë

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e përnatshëm qytetar, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, një pensionist me 120 euro pension, e paguan energjinë elektrike njësoj si Dumani që e ka rrogën 7 mijë euro.

Berisha tha se, këto pabarazi të tmerrshme do marrin fund.

“Ndaj dhe ne zotohemi për një shpërndarje krejt tjetër të buxhetit të shtetit.

Nuk mundet kurrë që 800 mijë pensionistë, nuk mund të imagjinohet më të marrin prej tij gjithsej 16 milionë.

Jo, jo. Këto kohëra do perëndojnë.

Shqipëria, t’u them të vërtetën, po bëhet copë-copë nga kjo varfëri e frikshme në rritje për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të të ardhurave, për shkak të shpërndarjes pa shpirt të tyre.

Ndaj ne zotohemi se në raport me buxhetin, me paratë e shtetit, që janë të publikut, me të mirat kombëtare, më i pari do jetë qytetari.

Dhe para së gjithash, ai që është më në nevojë.

Të dashur miq, shqiptarët emigrojnë, shkojnë në një komunë apo në një bashki në një vend tjetër, ku komuna ua paguan energjinë, qiranë.

Kurse këtu burgosen po të mos kenë para për të paguar energjinë.

Nuk do ndodhë më kurrë.

Do marrë fund kjo kohë.

Do bëjmë një ndarje tjetër, krejt tjetër të të ardhurave.

Do bëjmë një ndarje që nuk e ka njohur Shqipëria kurrë më parë.

Të dashur miq, Italia nivelin e varfërisë e ka 780 euro.

Por pyesni pak miqtë dhe njerëzit tuaj në Itali, absolutisht ushqimet i kanë më lirë se në Shqipëri.

Imagjinoni pra, shqiptari me ushqime më të shtrenjta se në Itali dhe merr një pension 100-180 euro.

Një përqeshje, një pamëshirë ndaj tij.

Do marrin fund këto.

Një grup specialistësh më të mirë do merren për krijimin e një kuadri të ri ligjor, i cili zhduk këtë pabarazi të tmerrshme që ekziston.

Imagjinoni ju, pensionisti me 120 euro pensionin, e paguan energjinë me të njëjtin çmim sa Dumani me 7 mijë euro rrogën.

Imagjinoni pra, merr sa 70 pensionistë dhe paguan energjinë njëlloj si ai.

Imagjinoni çfarë bëhet me energjinë që vidhet.

Në një kohë kur falë asaj politike që ndoqëm me ujërat e vendit, sot është dyfishuar prodhimi i energjisë në vend. Këto pabarazi do marrin fund”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …