Gjata: Kushtetuesja në presion për përgjimet e “Sky ECC” dalin politikanët…

Anëtari i Kryesisë së PD, Çlirim Gjata, ka akuzuar institucionet e drejtësisë se janë nën urdhrat e regjimit të Ramës.

Gjata deklaron se Gjykata Kushtetuese tashmë është në presion për çështjen e Sky Encrochat, nëse përgjimet duhet të njihen si prova, pasi aty dalin emrat e shumë politikanëve.

Zyrtari i PD tha me ironi se i vetmi institucion i pavarur në vendin tonë është FSHF.

“Një i pandehur ka shkuar në Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do që përgjimet e Sky Encrochat të merren si prova. Gjykata është në një presion të madh, pasi në Sky dhe Encrochat dalin të gjithë politikanët. I thanë gazetarit kush ta dha burimin. Kush i nxjerr të dhënat? SPAK i nxjerr kush i nxjerr. Të gjithë janë brenda. Përse nuk i heton SPAK? Këtu kanë marrë fund institucionet. Vetëm FSHF është e pavarur”, tha Gjata në “Off the Record”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …