I ftohti ngrin shqiptarët, Raporti i BE: 35% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohen

Më shumë se një e treta e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot ngrohje të përhershme gjatë dimrit. Ndërkohë në Bashkimin Europian, raportohet se janë 1 në 10 familje në vështirësi.

 Rreth 35% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohje në banesat e tyre gjatë stinës së dimrit.

Në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, raporti i familjeve që nuk janë në gjendje për të mbajtur banesat e tyre të ngrohta në mënyrë konstante është 9.3.

Të dhënat e dala nga Eurostat tregojnë se Shqipëria dhe vendet e rajonit përballen me kriza që nxiten në shkallë të gjerë nga varfëria, fenomen të cilin e vuan 25% e popullsisë.

Në vitin 2022, në të gjithë europën, pamundësitë u rritën me 2.4 pikë përqindje për shkak të pasigurive që solli kriza energjetike që prodhoi bllokada tregtare Europë-Rusi.

Situata nuk ishte e njëjtë kudo, dhe përqindje të larta, në pamundësi për të mbajtur shtëpitë të ngrohta, u regjistruan në Bullgari, Qipro e Greqi me mbi 18%.

Ndërkohë, në vende si Finlanda, Luksemburgu e Sllovenia përqindja e familjeve në vështirësi ishte nga 1 deri në 3%.

About Krye Redaktor

Check Also

Çmimet e produkteve bazë rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është …