Mediu: Ju keni qëndruar fort përballë këtij realiteti të papranueshëm!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së yij tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas për rolin e gravë në politikë, theksoi se, në politike dhe në jetë ka dy grupe, një grup që bëjnë dhe japin dhe një grup tjetër janë gjithmonë ata që japin, dhe ju jeni kjo e dyta.

“Juve në mënyrë të padiskutueshme jeni nga ata që bëni, që luftoni, bile keni inspiruar edhe pjesën tjetër të politikës për të qëndruar fort përballë këtij realiteti të papranueshëm. Unë jam këtu edhe për një arsye tjetër, sepse Margareta ka qenë bosja ime, ka qenë presidentja e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe është një nga zonjat që vërtetë ka treguar forcë në një nga organizatat më të rëndësishme.

Më lejoni të falenderoj edhe Albanën. Albana është kthyer kohët e fundit në një makineri pune e pandalshme. Kemi qenë bashkë në Strasburg nga aty në Amerikë, Kamboxhia, Maltë e kështu me radhë. Pse? Për t’i bërë të njohur partnerëve tanë ndërkombëtarë atë realitet të papranueshëm që ka Shqipëria sot. Dhe ato rezoluta që ju i shikoni të CDI, PPE etj, jo vetëm kanë mendimin në draftet e përpunuara nga Albana, por edhe vullnetin e saj të paepur për të kontaktuar me këdo për t’i bërë të mundur që të kuptohen dhe aprovohen”, u shpreh Mediu.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …