Rama është pritur me thirrjet; “Rama ik! Deri kur..!” edhe brenda sallës ku po zhvillohet takimi me diasporën në Londër, ku ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025.
“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftes për ambasadorin tonë se ishte i gatshëm të shkonte në takim pastaj ata nuk u bënë më të gjallë”. tha ai.