Milaim NELA
Londër
Desha t’iu jap përshtypjet e mia rreth asaj çka përjetova sot në takimin e Ramës me patronazhistët e tij në Copper Box Arena.
Gjeja e parë që më bëri përshtypje ishte një prani krejt e pazakontë policore përballë një grupi krejt paqësor protestuesish siç ishim në një kënd të Arenës!
Një numër kaq të madh forcash policore nuk i kisha parë as në protestat e qytetarëve britanike që dalin shpesh në qindra mijera për kauza të ndryshme e shpesh janë të dhunshme.
Ne ishim një grup modest qytetarësh të rregullt e taksapagues të shtetit ku jetojmë por edhe shtetas shqiptarë që na dhimbset vendlindja e na shqetëson rrokullisja e pandalshme e atdheut tonë të parë drejt diktaturës.
Nuk e kuptova një numër kaq të madh forcash policore që sytë i kishin drejt nesh por çuditërisht lejonin dhe nuk reagonin ndaj provokimeve të vazhdueshme të mbështetësve të Ramës që meshkuj e femra drejtonin gishtin e mesit ndaj nesh e përdornin fjalor tepër fyes që dukshëm synonte konfrontim.
Unë personalisht nuk i njihja por bashkëprotestuesit i njihnin shumicën prej tyre. Ata që kaluan para nesh e u futën në arenë ishin të ardhur nga Greqia e Italia dhe shumë edhe nga Shqipëria por kishte edhe shumë nga rezidentët në Britaninë e Madhe. Disa nga patronazhistet ishin edhe ish perfitues të pushtetit të PD-së që u identifikuan nga bashkëprotestuesit e disa edhe ish funksionare te sigurimit të shtetit.
Ne siç është parë nga pamjet nuk ishim aty për dhunë por për të dhënë disa mesazhe e për t’i dhënë të kuptojë bandës rilindase që nuk është e mirëseardhur në Britani sepse shumica dërmuese e shqiptarëve të Britanisë së Madhe janë viktima të shpopullimit të kësaj klike me në krye Edi Ramën.
Siç e kam thënë në vazhdimësi unë besoj që me ndryshimet ligjore për votën e mërgatës që dishepujt e rilindjes dhe vetë ajo e quajnë diasporë (farë e humbur) Edi Ramës i intereson vetëm fasada sepse ai rezultatin e votës se mërgatës e ka të kopsitur nga sistemi i patronazhimit dhe do ta nxjerrë aq sa do dhe i konvenon atij.
Me kete regjim e këtë sistem nuk kemi as zgjedhje e as zgjidhje por vetëm farse.
Pamjet se çfarë ka ndodhur me Ilir Meshin dhe Taulant Omin e të tjerët brenda sallës ku janë dhunuar keq e kjo është përgjegjësi e organizatorëve dhe policisë britanike i kam parë vetëm pasi jam kthyer në shtepi pasi ne ishim jashtë qendrës.
Ne kemi parë ambulancat dhe karrocat që nxirrnin të plagosurit jashtë.
Mbetem me shpresë që dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë do të dokumentohet dhe rastet ti kalohen Crown Prosecution Service per hetim dhe denim të autoreve te dhunes sipas ligjit.
Fjala e Edi Ramës ishte fjala dhe arroganca e një diktatori që nuk merr parasysh interesat dhe demokracinë të cilën e ka varrosur prej kohësh por synon mbretërimin e tij në këmbim të pazareve të tij me liderët përendimorë përfshirë ndoshta edhe kryeministrin aktual britanik sipas shumë gjasave për kampe azilkerkuesish në Shqiperi.
Kjo është një çeshtje tepër e ndjeshme për çdo qeveri perëndimore e nuk është çudi që në këmbim të këtij favori të mbyllin sytë ndaj këtij delinkuenti që nuk ka lidhje me shtetarin apo interesat e Shqipërisë.
Ngjarjet e Londres duhet të ngrenë alarmin jo vetëm për opozitën por për të gjithë shqiptarët se nëse ne lejojmë bandën e Edi Rames të vjedhë edhe një mandat tjeter ne jo vetëm të puthemi me pluralizmin por me shumë gjasa edhe me Shqipërinë dhe integritetin e saj.
Asnjë ndihmë nuk do na vijë nga të huajt kushdo qofshin ata nese ne nuk marrim ne dorë vetë fatet tona.
Për këtë nuk duhet ushqyer asnjë iluzion se sepse nëse besojmë ketë kemi fundosur veten.
Sjellja se ne do e mundim regjimin me votë e fushatë normale jo vetëm eshte e pamundur por ishtë idiotizëm politik.
Ata që i mëshojnë rrugës “normale” “institucionale” nuk bëjnë gjë tjetër por veçse i shërbejnë regjimit dhe mafias!
Kaq!