Berisha: 112 vjet më parë burrat e mençur të udhëhequr nga Aqif Pasha ngritën flamurin e pavarësisë në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur familjet fisnike elbasanase të cilat 112 vjet më parë shpallën në Elbasan pavarësinë e Shqipërisë.

Berisha gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga PD Elbasan, me rastin e 112 vjetorit të ngritjes së flamurit shqiptar në Elbasan, tha se, kur hordhitë serbe ishin nisur drejt Shqipërisë, burrat e mençur të udhëhequr nga Aqif Pasha, ngritën flamurin e pavarësisë në Elbasan.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju, përfaqësuesve të familjeve fisnike që 112 vjet më parë shpallën në Elbasan pavarësinë e Shqipërisë.

Një përshëndetje z.Tomorr Alizotit, drejtues për qarkun e Elbasanit, kryetarit të PD, z.Blendi, të gjithë të pranishmëve në këtë takim.

Është nderi më i madh të kujtosh sot këtë datë të shënuar ën historinë tonë kombëtare, jo vetëm të Elbasanit, por të mabrë shqiptarëve. Datë në të cilën në qytetin tuaj të bekuar, paraardhësit e familjeve tuaja në kushte më të jashtëzakonshme, në kushte kur perandoria otomane ishte  në shpërbërje.

Por kur, ushtritë e një armiku barbar ishin nisur drejt Elbasanit, drejt Shqipërisë për të zëvendësuar pushtuesin shekullor otoman.

E vërteta, Perandoria Otomane, disfatat e saj ushtarake në Shën Stefan, apo në Berlin, zgjodhi t’i kompensojë fituesit me troje shqiptare.

Politikë kjo që, gjeti rezistencën kombëtare shqiptare në kuptimin e krijimit të Lidhjes së Prizrenit, dhe ndonëse një shoqatë ishte pëe një shoqatë që krijoi ushtrinë e saj, dhe që do krijonte më vonë edhe qeverinë e saj.

U ndala në këto momente sepse, në 30 vitet e fundit të perandorisë, përpjekjet shqiptare për pavarësi ishin të mëdha, dhe pikërisht në këtë kuadër të dhëna shumë dramatike në rrethana në të cilat fuqitë e mëdha të kohës dhe përkëdhelurit e tyre në Ballkan shikonin rënien e Perandorisë Otomane në Ballkan si një shans dhe mundësi për copëtimin përfundimtar të trojeve shqiptare.

Shqiptarët bënë çfarë kishin në dorë. Organizuan çeta dhe kryengritje për të ngritur zërin e tyre për një Shqipëri të pavarur, dhe duhet ta pranojmë, kur ata flisnin për një Shqipëri të pavarur, Shqipëria de facto, si etnitet territorial nuk ekzistonte, sepse perandoria nga frika e kombit shqiptar, nga synimet armiqësore për të transformuar shqiptarët në otomanë të Europës i kishin ndarë dhe copëtuar në 4 vilajete.

Por në fakt, për shqiptarët, ato të katërta nënkuptonin Shqipërinë.

Emergjenca ishte e jashtëzakonshme, ora kushtonte më shtrenjtë se java dhe se muaji. Elita e Elbasanit e dinte se, pavarësia e Shqipërisë do të shpallej në Vlorë më datën 28, por kjo nuk i pengoi ata me guxim dhe mençuri të shpallnin këtë pavarësi në Elbasan më datën 25.

Pasi hordhitë e Beogradit po vërshonin të pandalshëm për të zëvendësuar pushtuesin e vjetër, dhe pushtuesi i vjetër me një dhelpëri u sugjeronte atyre se mund të qendronte në mbrojtje të Elbasanit dhe të territoreve të tjera.

Por burra të mençur, nuk u gënjyen. Ata ngritën flamurin të udhëhequr nga Aqif Pasha, ngritën flamurin e pavarësisë të Shqipërisë në Elbasan.

Dhe natyrisht, këtë lajm e përcollën në mbarë trojet shqiptare si edhe babait të pavarësisë së vendit, Ismail Qemali.

Ky akt ishte një përgjigje direkte, jo vetëm ndaj aspiratave shekullore të shqiptarëve për pavarësi, por edhe ndaj pushtuesve të rinj që mendonin se, me largimin e pushtuesve të vjetër Shqipërinë do ta mbanin përsëri nën pushtim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …