Çfarë zbuloi gazetari për udhëtimet e Ramës në Aruba dhe dhuratat gjysmëmilioni euro?

SPAK I ka komunikuar sot gazetarit Qyno masën e detyrim paraqitjes. SPAK nuk ka bërë publike arsyet e këtij kufizimi lirie për gazetarin, por ajo që mund të thuhet është frika që kanë Rama dhe njerëzit afër  tij në lidhje me dokumentat që dalin nga oublikimi i bisedave në telefonat sekretë. Kryetari i PD, Berisha ka dhënë sot edhe një detaj në lidhje me informacionet e gazetarit, që lidhet me dokumentat që ai disponon mbi vizitat e Ramës në Aruba të Karaibeve dhe takimet e atjeshme.

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për masat e dhëna nga SPAK për 2 gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Berisha: Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin.

Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno.

Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD.

Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …