Berisha: Nesër Shqipëria marshim në Tiranë! Është radha jonë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe njëherë thirrje për marshimin e nesërm të opozitës ditën e martë 26 nëntor në Tiranë.

Berisha tha se, nesër Shqipëria marshim në Tiranë. Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë kudo që shkon.

Berisha: Miq!

Edi Rama është gjysma identike e McGonigalit.

Ai dergjet në burg, kurse Rama zhgërryhet në sarajet e luksit në Surrel.

Kurse Rama kontrollon në Shqipëri të gjitha pushtetet.

Miq, çdo ditë që rri në pushtet na turpëron, çdo ditë që rri në pushtet na poshtëron, nuk durohet një padrino si ky.

Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë, dhunë kudo që shkon, sepse e ka kapur frika dhe tmerri nga krimet që ka kryer.

Ju e patë vetë se si me banditët e tij në takimin me emigrantët theu kocka emigrantësh, si një katil i vërtetë, njëlloj sikur të ishte i ati, me urrejtjen skizoide ndaj kundërshtarëve.

Ndaj dhe nesër Shqipëria në Tiranë. Marshim në Tiranë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …