Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar me thirrjet për një betejë pa kthim me narkoregjimin e Edi Ramës.
‘Të vazhdojmë betejën tonë pa kthim, pa ndalim në të drejtën për të votuar të lirë si qytetar të një vendi 112 vite të pavarur’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij gjatë takimit të Partisë Demokratike Elbasan për 112 vjetorin e ngritjes së flamurit në Elbasan.
Berisha: Dhe së fundmi, ju jeni dëshmitarë i dy rezolutave të jashtëzakonshme. Dy rezolutave ndërkombëtare, në të cilat 109 parti politike në të parën, u thanë qeverive të tyre në mbarë botën një për një këto që i themi ne njëri-tjetrit për regjimin e Edi Ramës, dhe u ripërsëritën në rezolutën e partisë Popullore.
Imagjinoni pak nëse në do të heshtnim, në rast se ne për shkak të këtyre kushteve vetmisë, izolimit, etj., nuk do mbronim të drejtën e shqiptarëve për të patur opozitë të vërtetë.
U ndala këtu, për të theksuar se edhe ëkto janë momente frymëzuese për çdo qytetar të Elbasanit dhe qytetar të Shqipërisë, të vazhdojmë betejën tonë pa kthim, pa ndalim në të drejtën për të votuar të lirë si qytetar të një vendi 112 vite të pavarur në të drejtën e asaj që shqiptarët përjetuan diktaturën më staliniste të Europës, nuk do mund të tolerojnë më tutje diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.
Edhe njëeherë, do e mbyll këtë fjalë duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së ndritur të paraardhësve tuaj, atyre burrave të shquar që shpallën në Elbasan 112 vite më para pavarësinë e Shqipërisë.
Të shpreh nderimin tim për qytetarët e këtij qyteti të bekuar, djep i përjetshëm i shqiptarizmit.
Faleminderit!