SPAK lëshon masa sigurimi për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën masa sigurie, raporton lapsi.al

Ndaj Hoxhës është vendosur masa “arrest në shtëpi”, ndërsa Qyno është lënë “nën masën” e detyrimit të paraqitjes.

Detajet e këtij vendimi janë ende të panjohura, por nuk përjashtohet mundësia që të lidhen me punën e tyre si gazetarë.

Artan Hoxha është një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative në Shqipëri, i njohur për shkrimet por edhe deklaratat e tij lidhur me shumë grupe kriminale, vrasës me pagesë dhe publikimin e materialeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, ku ai personalisht ka qenë disa herë.

Po ashtu, Elton Qyno është paraqitur disa herë në SPAK, si dhe i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje mbi disa publikime për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.

About Redaksia

Check Also

Tenderat e AKSH-it do ti bëjnë kompani private të hajdutit Rama/ Të dhënat e shqiptarëve në pazar

Komisionet parlamentare morën në shqyrtim dhe miratuan të hënën vetëm me votat e mazhorancës një …