Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, Berisha: Pse kam besim të plotë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv nga  banesa e tij ku ndodhet në arrest shtëpie prej gati 11 muajsh, u pyet nga moderator Ylli Rakipi për reagimin e sotëm të Gjykatës së Strasburgut që e ka klasifikuar çështjen “Berisha” si të rëndësishme. I pyetur se ka shpresë që të lirohet nga arresti shtëpiak, Berisha u shpreh se ka besim të plotë te Gjykata e Strasburgut.

“Te Gjykata e Strasburgut, sigurisht që kam besim të plotë. Në të gjithë qëndrimet e mia  nuk kam bërë asgjë tjetër veç kam mbrojtur kushtetutën, Kartën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut. Gjykata është garante e Kartës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nuk ka pse të mos kem besim të kjo gjykatë”- tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …