Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti, njëkohësisht drejtues politik i PD për qarkun e Elbasanit, duke dënuar dhunën e ushtruar nga policia, tha dje gjatë protestës se këto janë metoda të njohura të cilat ushtrohen nga policia për të kënaqur orekset e kryeministrit. Alizoti u shpreh se se protesta ishte qytetare dhe dhuna e policisë ishte krejt e panevojshme. Sipas tij vendi ka nevojë për protesta dhe më të mëdha, kështu që mosbindja civile duhet të vazhdojë në shumë dimensione të tjera.
“Policia e ka si strategji në fillim krijon presionin pastaj nëse ka rezistencqë ajo tërhiqet. Kam ëprshtypjen se policia do të bëjë të njëjtën gjë që bëri dhe në Elbasan, dhe të paktën këtu ku jemi ne do fillojë ti provokojë sërish protestuesit, pavarësisht se është një protestë e njoftuar tamam një mosbindje civile evropiane dhe nuk ka nevojë që policia të ndërhyjë, Por ata kërkojnë të provokojnë njerzit të krijojnë incidente që të kënaqin Ramën, pasi janë sajesa të Ramës.
Policia nuk ka nevojë të ndërhyjë dhe të dhunojë njerëz. Kam dëgjuar se në zona të tjera ka dhunuar njerëz, këtu kemi pasur njerëz të dëmtuar nga oresuioni nga goditja e policisë dhe shpresoj që të heqë dorë nga këto metoda të panevojshme. Ne protestojmë në mënyrë qytetare, në mënyrë siç duhet protestuar, shqipëria ka nevojë dhe për protesta më të mëdha. Prandaj mosbindja civile duhet të vazhdojë në shumë dimensione”, tha Alizoti