Bardhi: Ushtarë të bandave pa numër identifikimi dhunojnë deputetët e opozitës dhe protestuesit paqësorë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër skandal gjatë protestës së sotme të opozitës, duke bllokuar disa prej pikave kryesore të akseve në Tiranë.

Në një thirrje të drejtëpërdrejtë ndaj Policisë së Shtetit, Bardhi denoncoi se gjysma e punonjësve të policisë janë pa numër identifikimi.

‘Mund të jenë të dërguar të bandave. Çdo punonjës policie që është pa identifikim të largohet. Mund të jetë i dërguar i bandës së Elbasanit, i dërguar i bandës së Shkodrës, i dërguar i bandës së Durrësit. Largo çdo punonjës që nuk ka numër identifikimi’, u shpreh Bardhi gjatë bllokimit të aksit te Sheshi ‘Ëilson’.

Bardhi: Gjysma e punonjësve të policisë janë pa numër identifikimi. Mund të jenë të dërguar të bandave. Çdo punonjës policie që është pa identifikim të largohet. Mund të jetë i dërguar i bandës së Elbasanit, i dërguar i bandës së Shkodrës, i dërguar i bandës së Durrësit. Largo çdo punonjës që nuk ka numër identifikimi. Me ligj nuk lejohet asnjë punonjës policie pa emër apo pa numër identifikimi. Pjesa e të rinjve që janë mbrapa janë pa numër identifikimi. Janë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformë policie.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …