Berisha: Mercenari i bandave spërkat protestuesit paqësorë me lëndë djegëse

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar videon, teksa Policia hedh spraj me piper në drejtinm të protestuesve.

Siç tregojnë dhe pamjet e shpërndara nga kryedemokrati Berisha në rrjetet sociale, shihet një punonjës policia që hedh lëndë djegëse me piper në drejtim të protestuesve paqësorë.

Këta të fundit nuk ishin agresive, vetëm se efektivët po i provokonin, madje duke arritur në ekstrem me përdorimin e sprajit djegës, ashtu sikurse edhe përdorimin e boteve të ujit.

Shumë nga qytetarët protestues, madje edhe gra e të moshuar u ndjenë keq pas hedhjes së sprajit djegës dhe boteve të ujit, madje disa prej tyre humbën edhe ndjenjat.

 

About Redaksia

Check Also

Ndryshimet e reja në Kodin Penal/ SHBA paralaljmëron Ramën

Rama kërkon ti japë imunitet qeverisë që të mos preket nga drejtësia, por SHBA e …