Boçi: Armiku i Ramës janë qytetarët që protestojë dhe jo bandat dhe kriminelët!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të tërhiqet nga dhuna ndaj protestuesve paqësorë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të bllokuar disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Boçi theksoi se Edi Rama duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi ai është dhunuesi i shqiptarëve.

Boçi tha se, ka ardhur koha që Edi Rama të largohet, ka ardhur koka që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe të jetë vullneti i shqiptarëve që të vendosë se kujt i takon drejtimi i vendit.

“Policia kërkon që t’i ndërsejë ata kundër nesh. Policia duhet të tërhiqet, ne do të qëndrojmë deri në afatin e përcaktaur. Kjo mosbindje civile nuk është e fundit, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në plotësimin e kërkesave tona që janë, qeveri teknike. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka, është dhunuesi i shqiptarëve, i dhunuon ata në Londër, për hir të pushtetit të tij, dhunon fëmijët tanë në forma dhe mënyra se si menaxhon arsimin, dhunon prindërit tanë nga mënyra se si menaxhon pensionet dhe kujdesi ndaj tyre, dhunon çdo shqiptar. Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet, ka ardhur koka që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe të jetë vullneti i shqiptarëve që të vendosë se kujt i takon drejtimi i vendit. S’mund ta vendosim më bandat e Edi Ramës, bandat dhe skalionet e krimit, bandat dhe skalionet administratës dhe bandat dhe skalionet dhe këtu në Policinë e Shtetit.

Duket qartë se armiku kryesor i Edi Ramës dhe policisë së tij nuk janë bandat dhe kriminelët por janë qytetarët agresioni i tyre është ekzemplar kur shohin qytetarë që protestojnë.

Janë lepe peqe përballë figurave dhe përfaqësuesve të krimit, madje janë bashkëpunëtorë të krimit deri në ekzekutimin e rivalëve të krimit dhe lidhja shkon deri te Edi Rama”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …