Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për aksionin e sotëm të mosbindjes së radhës civile, ku qytetarët i janë bashkuar thirrjes së opozitës.
Sipas Bylykbashit, policia tentoi të krijoi tension për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestën, por me qëndrimin e qytetarëve dhe zyrtarëve të PD, u ndal ky skenar.
‘Qytetarët sot e kuptojnë se është një shtet që nuk garanton dhe për rrjedhojë është kjo situatë. Aksioni do të jetë i ndryshëm dhe në formë të ndryshme’, u shpreh Bylykbashi.
Bylykbashi: Ishin përpjekjet e policisë për të krijuar tension dhe për të ndërhyrë. U bënë përpjekje për të shoqëruar protestues dhe ndërhymë në atë moment për të shmangur këtë situatë. Nga ai moment kemi bllokuar këtë segment të rrugës ashtu siç e kemi vendosur për të bërë këtë aksion të mosbindjes civile. Qytetarët sot e kuptojnë se është një shtet që nuk garanton dhe për rrjedhojë është kjo situatë.
Aksioni do të jetë i ndryshëm dhe në formë të ndryshme.