Gjekmarkaj: Të gjithë janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj denoncoi Policinë e Shtetit se është treguar brutale duke dhunuar deputetët e opozitës dhe më shumë qytetarët.

Gjekmarkaj theksoi se të gjithë shqiptarët janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile për të arritur qeverinë teknike për të garantuar zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

Gjekmarkaj tha se, i duhet popullit shqiptar pasi është bllokuar rotacioni dhe është një nga fatkeqësitë më të mëdha që i ka ndodhur këtij vendi që nga koha e komunizmit.

“Jam dëshmitar se si policia u tregua brutale me deputetët dhe me protestuesit. Një burrë i moshuar i cili i paralajmëroi për problemet e veta shëndetësore por u shty brutalisht dhe ishte në gjendje të vështirë shëndetësore por mobilizimi qytetar dhe dëshira për qëndresë është e madhe. Të gjithë janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile për të arritur qeverinë teknike për të garantuar zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

U duhet pensionistëve të cilët jetojnë në kushtet e mjerimit, i duhet administratës e cila është në represion dhe i duhet të bëjë vota të emigrantëve për të mbajtur në këmbë qeverinë e Edi Ramës. I duhet popullit shqiptar pasi është bllokuar rotacioni dhe është një nga fatkeqësitë më të mëdha që i ka ndodhur këtij vendi që nga koha e komunizmit. Zhbllokimi i rotacionit është zhbllokimi i standardeve, i demokracisë dhe ne jemi këtu për të bllokuar rrugën për të zhbllokuar rotacionit që është kaq i domosdoshëm”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …