Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka njoftuar mbylljen e protestës tre orëshe, të mbajtur këtë të martë në akset kryesore të kryeqytetit.
Teksa ka falenderuar qytetarët për stoicizmin e treguar përballë dhunës dhe provokimeve të Policisë, Këlliçi tha se protestat dhe mosbindja civile do të vijojë, pasi opozita dhe qytatërt janë të vendosur në betejën kundër regjimit Rama dhe korrupsionit 5D të Bashkisë së Tiranës.
Pavarëisht tentativave pë rtë zhbërë opozitën dhe PD, Këlliçi theksoi se atyre kohërave u ka ardhur fundi, dhe se një erë e re ndryshimi po fryn pro opozitës, PD dhe rendit kushtetues.
“Koha kur punohej për të zhbërë opozitën ka marrë fund. Dy rezolutat e fundit, e kuptoni që një erë ndryshe po fryn pro opozitës, PD dhe rikthimin e shtetit tonë në rendin kushtetues. Tentuan sot t’iu dhunonon, iu fyen, goditën, iu lagën me ujë, me spraj djegës por s’u tërhoqët.
Opozita, PD dhe qytetarët, të vendosur në betëjë më regjimin Rama. Shqipëria falë këtij narko kryeministri ëhstë kthyer në vendin e parë të Evropës së narkoshtetit. Sot nipi i Enver Hoxhës ka marrë urdhër për të goditur opozitën, ne do vijojmë mosbindjen civile, protesta në Tiranë e çdo cep të Shqipërisë. S’e latë në harresë tempullin e korrupsionit, që sot mbahet peng nga banda 5D, Bashkia e Tiranës”, tha Këlliçi.