Noka: Sokol kriminel Bizhga dhunon opozitën dhe vjedh votat, por do e paguajnë një më një

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha në një proncim për mediat se, të njëjtët narkodrejtues të policisë që dhunojnë opozitën, vjedhin edhe votat e qytetarëve.

“As ky birboja këtu, Sokol Bizhga, as Elton Allushi, as Shpataraku, janë të gjithë polici politike, polici e inkriminuar kundër opozitës.

Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësorë, tregon misionin politik të atyre horrave.

Ne jemi në misionin, jemi në mosbindje civile.

Policia nuk ka asnjë të drejtë as të japë leje, as të mos japë leje, policia vetëm merr njoftim dhe ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike.

Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët? Po kur Lali Vjedhësi e çmend TIranën që bllokon sheshet për ato makinat që tymosin? Merr masa kjo trupë horrash, kjo trupë banditësh.

Pra, është polici politike.

Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga.

Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota.

Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati.

Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …