Po dhunohen deputetët, gazetarët dhe gratë! Blushi: Betejë pa kthim kundër këtij regjimi kriminal!

Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi, gjatë protestës së mbajtur sot, i pozicionuar në zonën e Sheshit Uilson, u shpreh se në këtë protestë ku asnjë qytetarë nuk ka sulmuar policinë e shtetit, qytetarët po dhunohen, gazetarët, deputetët, të moshuar e gra shtatzëna.

Blushi bëri thirje se kjo protestë nuk do të mbarojë deri kur ky regjim kriminal të zhduket.

“Ju vetë ra viktimë e dhunës. Pra deputetët po dënohen, gazetarët po dhunohet, gratë po dhunohen.

Një grua shtatzën u dhunua, një 80-vjecar humbi ndjenjat. Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën. Ta harrojnë që do të ikim nga ky shesh, ta harrojnë që ne do ikim nga sheshet e Shqipërisë.

Ky është një betejë pa kthim deri në cmontimin e këtij regjimi kriminal që dhunon gratë shtatzëna, pleqt dhe plakat, gazetarët, ju ratë pre e dhunës. A ka logjikë kjo.

Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në shkodër, asnjë prej nesh nuk ka hedhur asnjë gur kundër ture. Padiskutim ne do qëndrojmë këtu për të protestuar”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …