Rama tërbohet nga protesta e opozitës, policia arreston 35 protestues 

Mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar mbasditen e sotme nga opozita.

Siç e raportuam edhe më herët, drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te “Sheshi Ëillson”. Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari.

Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9, dega nr.5 e Partisë Demokratike në Tiranë, është shoqërua po ashtu bashkë me të sipërpërmendurit. Gjithashtu protesta e sotme u shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku disa prej qytetarëve u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Protesta nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 20 shkurtit/ Berisha: Paqja është forca jonë! Rama do me çdo kusht gjak, por ne nuk i përgjigjemi

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, i pyetur nga gazetarët për protestën …