Terrori ndaj protestuesve/ Këlliçi: Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, antëtari i kryesisë, Klevis Balliu, dhe qytetarë të shumtë janë dhunuar nga banda e policisë së shtetit fizikisht, por edhe nga uji që kanë hedhur forcat e rendit për të shpërndarë protestuesit te Bashkia e Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Këlliçi u shpreh: “Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes është se një grua u palos në tokë dhe ne po i thonim shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte. Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr.9. Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme”.

“Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar”, shtoi Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …