Berisha: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile dhe të fushatës!

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët në selinë e PD tha se Edi Rama duhet të pranojë qeverinë teknike. “Ky duhet të pranojë qeverinë teknike, hajde bëjmë zgjedhje, fito po deshe me qeveri teknike”, tha lideri i opozitës.

“Partia Demokratike ka ndezur motorët e mosbindjes civile, të cilët janë njëkohësisht motorët e fushatës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk e përjashtojmë, ne jemi për zgjedhje. Në diktatura ka dy rrugë miqtë e mi, kjo është narkodiktaturë me të gjithë treguesit e saj, tani për fat të mirë kemi dhe mbështetje ndërkombëtare.

Tani ose guerilja, luftë guerile, nuk jemi. Ne jemi për mosbindje civile, nuk mashtrojmë ne shqiptarët. Ne jemi për mosbindje civile, gjersa të bëjmë zgjedhje të lira.

Ky duhet të pranojë qeverinë teknike, hajde bëjmë zgjedhje, fito po deshe me qeveri teknike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …