Faktorët që ndikuan në arrestin dhe lirimin e Berishës

Argita Malltezi e priste vendimin për lirimin e Sali Berishës. Nga studio e Debatit në A2 CNN, ajo shpjegoi arsyet pse e priste këtë vendim dhe tha se nuk e ka humbur shpresën për rikthimin e ligjshmërisë në vend. Malltezi tha se Balla bëri kallëzim të rremë pas presionit që iu bë SPAK nga diplomatët amerikanë Yuri Kim dhe Escobar.

“Asnjëherë nuk kam humbur shpresën për rkthimin e ligjshmërisë në vend e kam thënë që Sali Berisha do ta fitojë këtë betejë. Vendimi i sotëm kishte surprizat e tij. Berisha përmes lobimit korruptiv të Soros dhe Ramës u shpall non grata. Soros kërkonte të përcaktonte deputetët e opozitës. Escobar dhe Yuri Kim bënë presion të hapur ndaj SPAK për të filluar çështjen penale. Balla bëri një kallëzim të rremë që e kemi zbërthyer Rama urdhëroi SPAK për të marrë masa ndaj Berishës. Fillimisht kufizimi i lirisë pastaj u zëvendësua me arrest mbi bazën e një çështjeje penale që nuk ekzistonte. Ishte bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës”.

Sipas Malltezit vendimi i arrestit shtëpiak ndaj Berishës përbënte shkelje të kushtetutës.

“Vendimi i arrestit shtëpiak përbënte shkelje të Kushtetutës. Berisha u vu nën masa krejt ndryshe nga precedentët e tjerë. U shkel kodi i procedurës penale dhe të gjitha këto tregojnë që nuk ka pasur çështje penale, por as bazë për të vendosur arrestin. U vendos duke thënë që nuk iu bind masave të para”.

Me vendimin sotëm, thotë Malltezi, u rivu në vend drejtësia. Ajo theskon faktorët që ndikuan në këtë vendim dhe përmend qëndresën opozitare, përshkallëzimin e aksionit opozitar, por pa harruar frymën e re pas fitores së Trump.

“Është një rivënie e të drejtës në vend, por askush nuk duhet të harrojë rrugën e gjatë që bëmë deri këtu. Faktor determinant ka qenë qëndresa e opozitës në këto 333 ditë, përshkallëzimi i aksionit opozitar, fryma e ndryshimit që u ndje me Donald Trump, jo si individ por si luftëtar në zmbrapsjes e rrezikshme dhe procedura në Strasburg që adresonin pretendimet që ne kemi ngritur në vijimësi dhe që janë injoruar nga gjykatat vendase”.

About Krye Redaktor

Check Also

Mashtrimi i Ramës me ndihmën Ekonomike! Vokshi publikon mesazhin: As bukë nuk blen dot!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, …