Kalaja: Lirimi i Berishës një fitore shumë e madhe për të gjithë demokratët dhe PD

Aktivistja dhe Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e ka cilësuar lajm shumë të mirë lirimin e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Duke folur për moderatoren Eneida Ndoci në Edicionin e Paradites në SYRI TV, Kalaja u shpreh se, kjo është një fitore shumë e madhe e demokratëve dhe PD.

“Ishte privim i padrejtë i lirisë, duke marrë në konsideratë që është një person që gëzon imunitet dhe ka një mandat që nuk ja ka dhënë SPAK dhe Gjykatat, por qytetarët.

Është një fitore shumë e madhe për të gjithë demokratët dhe PD-në, pasi jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk mund të bësh asnjë gjë, nëse kryetari yt është në arrest shtëpie.

Sot ndryshojnë gjërat, ndryshojnë për mirë, përveç faktit që siç e kemi deklaruar në 30 dhjetorin e 2023, dhe për pak vjen dhjetori i 2024 dhe kemi qëndruar në krah të tij, jo për individin Sali Berisha, por të gjithë kontributin e tij.

Ne gjithmonë e kemi çmuar që kjo nuk është betejë ndaj Sali Berishës, por ndaj PD-së, demokracisë dhe pluralizmit.

Ishin mësuar me një opozitë të kapur, të blerë dhe zgjimi i opozitës nga gjumi letargjik nga pazaret e pushtetit e nxori jashtë shinave regjimin”, tha Adriana Kalaja për SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …