Sot, shoqëria shqiptare është më e mirë falë qëndresës së Sali Berishës

Nikola KEDHI
Qëndroni për dinjitetin tuaj dhe atë që ju thotë ndërgjegjja juaj! Ky ishte mesazhi dhe shembulli që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me qëndresën e tij prej 11 muajsh arresti politik.
Shumë pyesin se përse Berisha frymëzon ende, pas më shumë se tre dekadash aktivitet politik. Ai frymëzon sepse në kohën e antivlerave, e gënjeshtrës dhe mashtrimit, servilizmit dhe nënshtrimit, me shembullin e tij ngre lart pikërisht vlerat e lidhura pazgjidhshmërisht me karakterin dhe identitetin e çdo njeriu.
E djathta ka në themel mbrojtjen, forcimin dhe lartësimin e dinjitetit, identitetit, karakterit, ndërgjegjes dhe lirisë individuale, dhe Sali Berisha ka dhënë shembullin me veprimet e tij këto vite se nëse shqiptarët qëndrojnë ata ja dalin. Ja dalin të mbrojnë dinjitetin e tyre, lirinë dhe ndërgjegjen. Një njeri që ka këto elementë është i pakapshëm dhe i pamposhtur nga asnjë regjim. Për shqiptarët e lodhur, të përndjekur dhe për të cilët është bërë një luftë e madhe t’u vritet shpresa nuk ka shembull më shpresëdhënës dhe frymëzues se rezistenca e Sali Berishës dhe e demokratëve që i kanë ndenjur në krah këto vite, e veçanërisht 11 muajt e fundit.
Doktori e nisi rikthimin e tij të tretë i tradhtuar, me veç tre deputetë në krahë dhe përballë një lufte të pashembullt që po u bëhej demokratëve. Me forcën e vullnetit i riktheu PD-në bazës, e bashkoi atë, uli ndërkombëtarët në tryezën e bisedimit me të dhe forcën që ai drejton, shpëtoi dinjitetin e tij dhe ngadhënjoi mbi vendimin politik për izolimin e tij, pa u tërhequr kurrë. I vetëm foli i pari kundër ndarjes së Kosovës dhe mbrojti interesin kombëtar. Foli kundër rrezikut Soros duke kërkuar shpalljen e tij non grata në vitin 2017. Foli kundër politikës së stabilokracisë që po rrënon demokracinë shqiptare dhe rrezikon rajonin. U dha jehonë vlerave dhe parimeve konservatore, që në Partinë Demokratike ishin braktisur. Sot PD ka mbijetuar dhe është forcuar, ka të rinj, ide, vizion e program. Ka një lider të lirë, dhe njerëz të lirë. Ka një mbështetje ndërkombëtare të jashtëzakonshme. PD është gati t’i japë vendit qeverisjen më të mirë ndonjëherë!
Nuk ka gjë më frymëzuese se lufta për liritë, të drejtat dhe dinjitetit e njeriut, për patriotizmin, demokracinë dhe sovranitetin. Në fund, Doktori bëri betejën dhe u dha vendin që meritojnë vlerave të dinjitetit njerëzor që shumëkush në shoqërinë tonë të hallakatur i kishte hedhur mënjanë. Sot, shoqëria shqiptare është më e mirë falë kësaj qëndrese.

About Krye Redaktor

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …