“Vatra” përshëndet vendimin e gjykatës për lirimin nga arresti të liderit të opozitës, Prof,Dr, Sali Berisha, reagimi i Kryetarit

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” mirëpret vendimin e gjygjësorit shqiptar për lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. Ky vendim është lajm i mirë për Shqipërinë, ambientin politik, klimën parlamentare, demokracinë dhe pavarësinë e gjygjësorit në Shqipëri.

Në këtë kohë dinamike kur Shqipëria angazhohet për integrim në BE, një mjedis stabil politik me funksionim të mirëfilltë të institucioneve të drejtësisë dhe raporte brenda normave të konkurencës politike pozitë – opozitë i duhet më shumti Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë Dr. Berishës, unë si kryetar dhe “VATRA” si organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, besojmë fuqishëm në drejtësinë dhe fuqinë e së drejtës dhe të vërtetës. Urojmë që të dëgjojmë vetëm lajme të mira nga atdheu i ynë i begatë. Me shpresën për tu takuar së shpejti në Tiranë dhe Uashington,

Me respekt Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Elmi Berisha

About Krye Redaktor

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …