Dëbora mbulon rrugët në Vermosh, në Kukës probleme me energjinë elektrike

Moti i keq ka përfshirë sërish një pjesë të vendit ditën e sotme. Mësohet se reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonën e Vermoshit.

Nga kjo situatë bëhet me dije se autoritetet kanë angazhuar borëpastrueset për të lehtësuar kalimin e automjeteve në rrugët e prekura.

Gjithashtu raportohet se situata nuk paraqitet e vështirë momentalisht.

Gjithw trritori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, shoqëruar me erë.

Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore. Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.

Nuk furnizohen me energji elektrike Nj Adm Margegaj, Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj. Adm Golaj, Qendër Krumë, Bashkia Has.Nj Adm Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …